Loading…

Të ligë: Hamas kryen sulm terrorist në një sinagogë të Jerusalem në Ditën e Kujtimit të Holokaustit, 7 të vrarë 10 të plagosur së paku

  • 27/01/2023 | 22:01

Të ligë: Hamas kryen sulm terrorist në një sinagogë të Jerusalem në Ditën e Kujtimit të Holokaustit, 7 të vrarë 10 të plagosur së paku

Këtij sulmi makabër terrorist iu gëzuan palestinezët që edhe e xhiruan veten në festë dhe e hodhën në internet. Terrroristi që kreu sulmin është vrarë në vend nga policia izraelite që reagoi dhe e vrau pasi që kishte qëlluar edhe ndaj tyre, transmeton Gazeta Metro.


Së paku shtatë janë vrarë dhe 10 janë plagosur në një sulm terrorist në sinagogën në lagjen Neve Yaakov në kryeqytetin izraelit Jerusalem në mbrëmjen e të premtes.

Terroristi është identifikuar si anëtar i organizatës terroriste Hamas, Fadi Ayesh, që jetonte në lagjen Shuafat në Jerusalemin lindor. Ai kishte hapur zjarr ndaj njerëzve që po dilnin nga sinagoga Ateret Avraham.

Ai kishte hyrë në sinagogë dhe i kishte sulmuar edhe brenda duke i ndjekur njerëzit që po provonin të iknin.

Ai kishte provuar të arratisej nga vendi i ngjarjes dhe kishte hapur edhe zjarr edhe ndaj policëve izraelit që kishin arritur në vendin e ngjarjes që hapën zjarr edhe e vranë.

Organizata terroriste Hamas e ka marrë përgjegjësinë për sulmin me arsyetimin se ‘operacioni’ siç e quajti zëdhënësi Hazem Qassem, është reagim ndaj okupimit të Jenin dhe ‘përgjigje natyrale’ ndaj ‘veprimtarisë kriminale pushtuese’.

Grupi tjetër terrorist palestinez Xhihadi Islamik i Palestinës poashtu e përgëzoi këtë akt terrorist.

Festa me fishekzjarre janë parë në qytetin e Jenin në Bregun Perëndimor dhe në qytete tjera palestineze duke i gëzuar vrasjeve./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë