Loading…

Të hënën Komunat i ‘trokasin’ në derë Hekuran Muratit: Kërkojnë pezullimin e vendimit për ri-vlerësimin e pronave

  • 28/01/2023 | 18:35

Të hënën Komunat i ‘trokasin’ në derë Hekuran Muratit: Kërkojnë pezullimin e vendimit për ri-vlerësimin e pronave

Asociacioni i Komunave të Kosovës, me një postim në rrjetin social Facebook, kanë njoftuar se kanë kërkuar që të pezullohet vendimi për ri-vlerësimin e pronave dhe të mos ketë rritje të tatimit në pronë, shkruan Gazeta Metro.


Drejtori Ekzekutiv i këtij asociacioni, Sazan Ibrahimi, ka folur për Gazetën Metro, dhe ka thënë se kanë të përpiluar kërkesën nga bordi i ASK, dhe do ia dërgojnë Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, kjo do të bëhet të hënën e javës së ardhshme.

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) sot kërkoi nga Ministria e Financave, Transfereve dhe Punës (MFTP) që vendimi për ri-vlerësimin e pronave të pezullohet dhe që qytetarët e Republikës së Kosovës të paguajnë vlerën e faturës së tatimit në pronë për vitin 2023 ashtu siç e kanë paguar në vitin 2022.

Ata arsyetuan kërkesën e tyre një një sërë argumente të listuara në këtë kërkesë.

Nga AKK kërkuan që sa më shpejtë të procedohet Projekt-Ligji i ri për tatimin në pronë për miratim në Qeveri të Republikës së Kosovës dhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“KOMUNAT KËRKOJNË PEZULLIMIN E VENDIMIT TË VITIT 2022 PËR RI-VLERËSIMIN E PRONAVE DHE TË MOS KETË RRITJE TË TATIMIT NË PRONË
Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) kërkon nga Ministria e Financave, Transfereve dhe Punës (MFTP) që vendimi për ri-vlerësimin e pronave të pezullohet dhe që qytetarët e Republikës së Kosovës të paguajnë vlerën e faturës së tatimit në pronë për vitin 2023 ashtu siç e kanë paguar në vitin 2022.
Bordi i AKK-së nuk është PRO rritjes së tatimit në pronë. Komunat nuk kanë pasë rol në ri-vlerësimin e pronave e as në ngritjen e faturave për tatimin në pronë për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Arsyet që shtyjnë Bordin e AKK-së për ta shtruar kërkesën për pezullimin e vendimit për ri-vlerësimin e pronave dhe përse janë kundër çdo ngritje të vlerës së tatimit në pronë janë të shumta si në vijim:
1. Rrethana të vështira ekonomike për qytetarin e Republikës së Kosovës,
2. Shkalla e inflacionit është dy-shifrore,
3. Shtrenjtime të çmimeve të produkteve bazë dhe produkteve të tjera,
4. Niveli i pagave i pandryshuar për vite të tëra,
5. Ndikim i drejpërdrejtë në rëndimin/varfërimin e shportës për qyetarin,
6. Ri-vlerësimi i pronave nga MFTP ka ndikuar që faturat e tatimit në pronë të kenë një kosto shumë të lartë,
7. Rritja e lartë e faturës për tatim në pronë në rrethana të rënduara ekonomike do e vështirësojë inkasimin e të hyrave nga tatimi në pronë.
Bordi poashtu kërkon të ketë takime dhe konsulta të mirëfillta me komunat në mënyrë që të gjenden mënyrat më të mira për një ri-vlerësim të ri të pronës.
Bordi i AKK bën me dije që Komunat e Republikës së Kosovës nuk mund të falin tatimin në pronë sepse kjo nuk është kompetencë e komunave, në të kundërtën kërkojmë nga MFTP të krijojë infrastrukturë ligjore ku do u’a mundësojë komunave faljen e tatimit në pronë bazuar në vendime të Kuvendit të Komunës.
Për fund, Bordi i AKK-së kërkon që sa më shpejtë të procedohet Projekt-Ligji i ri për tatimin në pronë për miratim në Qeveri të Republikës së Kosovës dhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.

Nga data 24 janar shumë qytetarë raportuan për rritje të tatimit në pronë.

Ndërsa ministri Hekuran Murati arsyetoi këtë rritje të tatimit në pronë duke nënkuptuar se kjo është e paraparë në ligj, e që këtë ligj, ai tha se e kanë miratuar qeveritë e kaluara.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, më 27 janar i ka propozuar Komisionit për Buxhet që të falen 100 eurot e para për secilin tatimpagues të pronës. Ky propozim i Ministrisë së Financave, ai ka thënë se bëhet për shkak të gjendjes së rëndë financiare te shumë qytetarë dhe inflacionit të lartë.

Për shtrenjtimin e tatimit në pronë, ditëve të fundit ka pasur kritika nga deputetë të opozitës dhe qytetarë.

Kujtojmë se çmimet e ndërtimit në Kosovë patën rritje për 3.0% në tremujorin e tretë (TM3) 2022, krahasuar me tremujorin e dytë (TM2) 2022.

Ndërkaq, krahasuar tre mujorin e tretë (TM3) 2022 me të njëjtën periudhë të vitit paraprak (TM3 2021), Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati rritje për 19.5%, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë