Loading…

Të enjten zbresin temperaturat, reshje sporadike dhe intensive

  • 03/06/2026 | 23:23

Të enjten zbresin temperaturat, reshje sporadike dhe intensive

Të enjten parashikohet depërtimi i masave të ftohta, i shoqëruar nga një sistem frontal nga perëndimi gjatë orëve të para të 24-orëshit e deri në mëngjes, i cili do të gjenerojë reshje shiu në të gjithë vendin, lokalisht në formë rrebeshesh apo në momente të caktuara edhe rrëke, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, disa prej tyre të forta.


Dita do të vijojë me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa lokalisht do të vazhdojnë rrebeshet e izoluara, por intensive, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe me mundësi për breshër të vogël.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut dhe herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-55 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, me minimale që do të lëvizin prej 12 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 18 deri në 21°C.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë