Loading…

Të enjten varroset poeti Xhevdet Bajraj, nga Meksika vije vetëm hiri i tij

  • 28/06/2022 | 21:53

Të enjten varroset poeti Xhevdet Bajraj, nga Meksika vije vetëm hiri i tij

Trupi i poetit Xhevdet Bajraj, i cili vdiq më 22 qershor është kremuar në Meksikë, aty ku ishte duke jetuar.


Hiri i tij do të varroset të enjten në varrezat e qytetit të Rahovecit, këtë e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

Përpara ceremonisë së varrimit në ora 14:00, komuna ka organizuar homazhe në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zybera” në orën 14:00 dhe mbledhje komemorative në Shtëpinë e Kulturës në orën 15:00.

Ndërkaq, pas funeralit në kafenenë “Hardhia” do të mbahet një orë poetike me krijimtarinë letrare të poetit Xhevdet Bajraj.

Kujtojmë se Bajraj ka vdekur pas një sëmundjeje të shkurtër

. Xhevdet Bajraj ka lindur në vitin 1960 dhe që nga koha e luftës në Kosovë jetonte në kryeqytetin e Meksikës, Mexico City, ku kishte shkuar si refugjat.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë