Loading…

Të enjten Thaçi në vizitë zyrtare në Kroaci

  • 30/05/2017 | 15:29

Të enjten Thaçi në vizitë zyrtare në Kroaci

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi në fillim të qershorit do të udhëtoj në vizitë zyrtare në Republikën e Kroacisë. 


Lajmin e publikuar në mediat kroate, e ka konfirmuar për Gazeta Metro, edhe zyra e Presidentit në Kosovë.

Të enjten, më 1 qershor 2017, pas ceremonisë së pritjes zyrtare është paraparë takimi me presidenten e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitarovic dhe bisedimet bilaterale të delegacioneve të dy vendeve.

Ditën e njëjtë, presidenti i Republikës së Kosovës do të takohet me kryeministrin e Republikës së Kroacisë Anderj Plenkovic dhe presidentin e Saborit (Kuvendit) të Kroacisë Gordan Jandrokovic, e më pas do të vendos kurorë lulesh para përmendores “Zëri i viktimës kroate – Muri i vuajtjeve” në varrezat e qytetit Mirogoj. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë