Kërkesa e Serbisë për ekstradim të Ramush Haradinajt në Serbi, do të shqyrtohet të enjten.
Ky është njoftimi që ka dhënë avokati ndihmës i Haradinajt, Arianit Koci i cili përmes një publikimi në rrjetin social Facebook ka lajmëruar se seanca në Colmar të Francës do të nis në ora 14:00 pasnesër (e enjte).
Koci ka shkruar tutje duke thënë se kjo kërkesë e Serbisë është politike.
“Sidoqoftë, kërkesa për ekstradim është e pabazuar, madje, edhe është një keqpërdorim i rëndë i të drejtës ndërkombëtare nga ana e Serbisë”, ka shkruar Koci./gazetametro.net