Nga dita e hënë deri të mërkurën Kosovë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin polar.
Nga pasditja e ditës së mërkurë sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës pritet të vijnë masat e ajrit nga ana e jug-perëndimit të cilat do të zbusin ndikimin e erërave polare.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -22 deri -17 gradë Celsius, kurse temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet -11 deri në 1 gradë Celsius.
Ditën e hënë dhe të martën do të ketë reshje bore të intensitetit të dobët vende-vende. Shtypja atmosferike do të mbetet mbi vlerat e normales.
Temperaturat më të ulëta parashihen të jenë të mërkurën. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jug-perëndimi me shpejtësi deri në 6m./gazetametro.net