Loading…

Të dielën veriu shpallë autonomi? Policët urdhërohen të mos shkojnë në pushime

  • 02/08/2018 | 18:18

Të dielën veriu shpallë autonomi? Policët urdhërohen të mos shkojnë në pushime

Në veri të Kosovë këtë të dielë u paralajmërua se do të shpërthejnë trazira, pasi serbët e veriut atje do të provojnë të shpallin autonomi. Këtë e ka paralajmëruar prifti serb i kishës ortodokse të Deçanit, Sava Janjic, i cili ka thënë se ky është një skenar i përbashkët i Beogradit dhe Prishtinës, që në fund do të rezultojë me ndarjen e Kosovës.


Edhe pse Vucic ka reaguar ndaj kësaj deklarate duke e quajtur përrallë fashiste, edhe më të besueshme deklaratën e priftit serb e bën një vendim i policisë së Kosovës, për të ua ndërprerë pushimet të gjithë pjesëtarëve të reendit në Kosovë.

“Për shkak të angazhimeve operacionale ndërpritet miratimi i pushimeve për stafin e uniformuar deri në një vendim tjetër”, thuhet në emalin e dërguar nga drejtori i Operativës së Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Ndërsa, Janjic ka folur në detaje për planin e trazirave në veri, që do të vijë pas shpalljes në mënyrë të njëanshme të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, që nënkupton autonomi për veriun.

Pas kësaj sipas Janjicit do të vijë ndërhyrja e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, që për dallim nga rasti i Marko Djuricit, kësaj here pritet të rezultoj me viktima nga të dy palët.

Janjic i cili është i stacionuar në Manastirin e Deçanit thotë se informatat janë të besueshme dhe janë siguruar nga besimtarët e Kishës.

“Këto nuk janë thashetheme çnjerëzore, por informata që i kemi marrë madje nga besimtarë tanë, anëtarë të denjë të SNS, të cilët na janë drejtuar me lutje që të mos përmendim emrat e tyre që të mos e humbin punën dhe bukën, Serbëve në veri të Kosovës e Metohisë sipas urdhrit nga Beogradi u është dhënë për detyrë të jenë në punë nga 1 gushti, dhe në kohën e pushimeve vjetore të gjithë duhet të jenë në vendet e punës” ka thënë ai.

“Insistohet që të jenë të pranishëm edhe studentët në Mitrovicë për protesta eventuale që do të organizoheshin. Flitet haptas për shpalljen më 5 gusht, në kundërshtim me dialogun, të njëfarë autonomie të veriut (pjesës veriore të Kosovës – sqarim ynë) , pas kalimit të afatit për Asociacionin (AKS-së), që do të duhej të provokonte ndërhyrjen e Policisë së Kosovës dhe të forcave ROSU sipas skenarit të ngjashëm si në rastin e arrestimit të Marko Gjuriqit” ka thënë Janjic për gazetën serbe Danas.

Ai madje thotë se ndërkombëtarët duke i dhënë leje policisë së Kosovës për të vendosur rendin “pas shpalljes së autonomisë së Veriut”.

“Një incident i tillë do t’u shërbente edhe atyre në Beograd, edhe këtyre në Prishtinë që e dëshirojnë skenarin e ndarjes, për çka tashmë disa herë është biseduar, për çka dëshmojnë edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë me të cilët ka biseduar, që t’i vënë në jetë planet e djallit”.

Këto deklarata të Janjic vijnë pas debatit për ndarje të Kosovës dhe shkëmbimit të territoreve të hapur në Prishtinë dhe Beograd.

Presidenca dhe qeveria e Serbisë kanë përkrahur idenë e ndarjes së Kosovës, por Kisha Serbe ka reaguar ashpër ndaj këtij pretendimi. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë