Loading…

Të dielën Prishtina do të mbushet me 1000 babadimra (Foto)

  • 16/12/2016 | 10:27

Të dielën Prishtina do të mbushet me 1000 babadimra (Foto)

Këtë të diele në Prishtinë pritet  të mbahet maratona humanitare e babadimrave.

Kryeqyteti do të mbushet me më shumë se 1000 babadimra, të cilët do të vrapojnë për çështje humanitare. Të gjitha paratë e mbledhura do të shkojnë për familjet në nevojë, në mënyrë që edhe ata të kalojnë festat e fundvitit si gjithë të tjerët.

Për një muaj,  pjesë e kësaj fushate janë bërë edhe shumë fytyra të njohura publike.

Maratona e Babadimrave pritet që të fillojë në orën 12:00 të dielën. Kostumi për të marrë pjesë në këtë maratonë kushton 10 euro, të cilën mundë ta bleni në sheshin ‘’Zahir Pajaziti’’, ku edhe do të jetë pikënisja e maratonës.

Ideatori i kësaj fushate , Jusuf Islami ka thënë se ky organizim do të jetë tradicional dhe çdo vit e më shume do të mbështetet nga qytetarë, organizata dhe kompani të ndryshme.

Projekti i  “Bëhu Babadimër – gëzo një familje!”, organizohet nga OJQ Projekti 5 Cent /gazetametro.net

babdimra-1_1481810317-2085016

babadimra-36_1481810317-1566253

babadimra-3_1481810317-451884

babadimra-37_1481810317-1905666

babadimra_1481810401-4951211

 

 

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë