Loading…

Tasholli: Nëse fundoset politikisht Albin Kurti, fajet kryesore i ka vet

  • 20/01/2022 | 15:43

Tasholli: Nëse fundoset politikisht Albin Kurti, fajet kryesore i ka vet

Analisti, Ismail Tasholli, ka kritikuar kryemnistrin e Kosovës, Albin Kurtin, duke rënditur disa përgjegjës nëse ai fundoset politikisht, shkruan Gazeta Metro.


Ai ka thënë se përgjegjës për fundosjen politike të Kurtit do të jenë, servilët, dështakët si dhe hienat, por ai ka thënë se fajtori kryesor mbete vet Albin Kurti.

Tasholli ka thënë se të gjithë energjinë Kurti është duke e hargjuar me fjalim duke mos e bërë ndonjë vepër.

Këtu keni statusin e tij të plotë.

“Nëse fundoset politikisht Albin Kurti, tre lloje të njerëzve kanë me qenë “përgjegjës” dhe natyrisht ai vet.

E para, servilët.

Ata që gjithmonë “mendojnë” që z.Kurti ka të drejtë dhe janë të parët që e marrin hezin e mbrojtjes së liderit për çdo hap të tij politik.

E dyta, lluzerat-dështakët.

Ata të cilët z.Kurti qëllimshëm, për shkak të votave, ua ka krijuar iluzionin e njerëzve të rëndësishëm dhe garantuar hakmarrjen; me demek, këta krejt i meritojnë çmimet Nobel, por qeveritë e kaluara ua kanë stopu “karierat”. Duke ua krijuar disporporcionin midis ambicies dhe potencialit, një ditë do t’iu dalë pija.

E treta, hienat.

Ata që janë gjithmonë afër pushtetit dhe bëjnë vetëm kalkulime interesash private.

Por, fajet kryesore do t’i ketë vet Albin Kurti. Sepse, njerëzit që kanë prirje që politikën ta shohin ekskluzivisht nga dioptria e ideologjizmave (sidomos të majta…), rëndom përfundojnë në fjalime të bukura, burokraci dhe raporte-dokumente. Këtu ata e harxhojnë krejt energjinë e tyre politike.

Nëse…, do ta shihni që në fund do ta lë qeverinë gati ashtu si e gjeti me një vepër, Antologji poezish politike që Populli nuk ishte gati ta lexonte”, ka shkruar Tasholli në llogarinë e tij në Facebook. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë