Loading…

Tash e pas Kosova e ka të qartë se si të sillet me Serbinë

  • 06/01/2017 | 13:01

Tash e pas Kosova e ka të qartë se si të sillet me Serbinë

Arrestimi në Francë i liderit të AAK-së Ramush Haradinaj, ka tensionuar raportet Kosovë – Serbi. Kjo u tregua edhe sot përmes një konference për media të ministrit të Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj.

Duke përmendur masën e reciprocitetit që Kosova do t’i vë Serbisë, duke nisur me ndalimin e djeshëm që iu bë Nikoliqit, kjo masë do të vazhdojë edhe më tutje.

Për Hoxhajn është e papranueshme se si Serbia si shtet ka ende politika armiqësore me qytetarët e Kosovës dhe që logjika e Millosheviqit është e pranishme ende.

“Në situata të tilla natyrisht që ne mbrojmë interesin e qytetarit dhe një lideri politik që ka bërë shumë për Kosovën. Por e mbrojmë edhe interesin e shtetit. Dje kemi marrë ato vendime reciproke dhe do të bëjmë shumë gjëra në raport me Serbinë”, tha Hoxhaj.

Kur përmendi interesin e shtetit Hoxhaj foli edhe për raportet që ka Kosova me Francën. Tha, që ato raporte duhet të ruhen e po ashtu bëri edhe thirrje tek të gjithë partitë politike dhe qytetatët e vendit që ta ruajnë këtë raportë.

Ndërsa me Serbinë tha se duhet të ketë rishikim të raporteve por edhe të dialogut që është duke u zhvilluar.

“Po mundohem të them se përtej dialogut ne do të mundohemi që ta izolojmë serbinë në raportë me qytetarët e Kosovës. Ne e kemi të qartë se si do të sillemi me Serbinë. Natyrisht që Serbia po e keqpërdor dialogun dhe Interpolin dhe prej neve është e papranueshme”, tha Hoxhaj./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë