Loading…

Tarikatet zyrtarizojnë pavarësimin nga BIK’u

  • 18/03/2017 | 21:12

Tarikatet zyrtarizojnë pavarësimin nga BIK’u

Tarikatet në Kosovë kanë zyrtarizuar bashkësinë e tyre të pavarur nga Bashkësia Islame e Kosovës. Nëpërmjet faqes zyrtare në Facebook, është njoftuar se është mbajtur Kuvendi Zgjedhor.


Deri më tani Tarikatet kanë qenë pjesë e Bashkësisë Islame të Kosovës. Përfshirja e Bashkësisë Fetare të Tarikateve si entiteti i gjashtë fetar në draft-ligjin mbi liritë fetare në vend ishte kundërshtuar nga BIK, duke thënë se ishte përfaqësuese e vetme e komunitetit mysliman në vend.

“Bashkësia e Tarikateve të Kosovës, është Bashkësi e pavarur fetare. Bashkësia vepron në bazë të ligjit, statutit dhe traditës së vet në interpretimin paqësor dhe autentik të Islamit. Tarikatet kultivojnë frymën e mëshirës dhe bamirësisë. Tarikatet jetojnë në tolerancë me traditat dhe fetë tjera”, thuhet në faqen e BTK’s në internet.

Në botën islame, tarikatet dominojnë që nga shek i dymbëdhjetë.

17352563-1210433875740264-1011464426794084580-n_1489867166-3080682

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë