Përderisa punimet për rrënimin e murit në Mitrovicë kanë filluar, mediat serbe kanë nisur raportimin e tyre lidhur me këtë ngjarje.
Tanjugu serb përveç që tregon se rrënimi është duke ndodhur, ata shkruajnë edhe se ky mur do të zëvendësohet me ndërtime tjera, transmeton gazetametro.net.
“Në veri të Mitrovicës sot ka filluar rrëzimi i murit, i cili sipas planit do të zëvendësohet me ndërtime të tjera. Ndërtimet e reja të cilat do të bëhen në vendin ku ishte muri, do të jenë 2 metra afër zonës së shëtitores si dhe ndërtimi pritet të fillojë me 7 shkurt”, shkruan Tanjug, transmeton gazetametro.net.