Loading…

Tani PDK kërkon zgjedhje, në muajin maj ose në qershor

  • 13/02/2017 | 09:59

Tani PDK kërkon zgjedhje, në muajin maj ose në qershor

Deputetë të PDK-së kanë paraqitur kërkesën në Këshill të Përgjithshëm për zgjedhje të parakohshme dhe sipas tyre vendi duhet të shkojë në zgjedhje në maj ose në qershor të këtij viti. Në LDK nuk i komentojnë deklaratat e deputetëve të partisë më të madhe në vend

Deklaratat për prishje të koalicionit PDK – LDK janë rikthyer sërish. Disa deputetë të PDK-së kanë thënë për “Zërin” se ditë më parë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të këtij subjekti kanë kërkuar të shqyrtohet mundësia për prishje të koalicionit me partnerin qeverisës, LDK-në. Sipas tyre, në këtë mbledhje ka pasur bisedime konstruktive rreth kësaj çështjeje, porse një vendim final pritet të merret në takimin e radhës, shkruan sot, gazeta Zeri.

Mirëpo, disa deputetë të tjerë, pjesë e Kryesisë së PDK-së, kanë thënë se prishja e koalicionit asnjëherë nuk është shtruar si temë diskutimi. Megjithatë, duke folur për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme ata kanë thënë se çdo gjë është e mundur të ndodhë. Nga ana tjetër, as deputetë të LDK-së e as anëtarë të Kryesisë së këtij subjekti nuk kanë dashur të flasin rreth kësaj çështjeje. Kurse deputetët e PDK-së, të cilët kanë kërkuar zhbërjen e koalicionit, kanë konsideruar se zgjedhje mund të ketë në muajin maj. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë