Loading…

Tani edhe recitime në Kuvend: Deputeti Kuçi vjen me poezin ‘tërrta vërrta’

  • 12/03/2019 | 14:49

Tani edhe recitime në Kuvend: Deputeti Kuçi vjen me poezin ‘tërrta vërrta’

Deputeti i AAK-së Blerim Kuçi, gjatë seancës së sotme ka propozuar që përmes një rezolute Kuvendi të vendosë se kur të thirren seanca të jashtëzakonshme, meqë sipas tij kjo seancë e thirrur nga LDK-ja lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara, nuk është dashur të mbahej.

Për këtë ka reaguar deputeti i LDK-së Driton Selmanaj i cili tha se me këtë ai po tenton që të legjitimojë keqpërdorimet financiare nga ana e Qeverisë.

Më pas Kuçi replikën e tij ndaj Selmanajt e bëri përmes një poezie.

“Du me thënë një mesele: Në kohën e fashizmit Marka Zefi dhe Tahir Berisha komunikojnë përmes një vjershe dhe Marka Zefi gëzohet që ka hy fashizmi në Kosovë dhe i thotë: ’Moj e mira që shkon me sherra, lumet na, na erdh pranvera’. Edhe Tahir Berisha ia kthen me vjershë. ‘Moj e mira qe shkon me dhënë, tërrta vërrta kurrnjë send’. Ju me këtë çështje keni bë bash tërra vërrta kurrnjë send, na e keni prish konceptin e seancave të jashtëzakonshme”, tha Kuçi, shkruan KP./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë