Loading…

Tani edhe një nga Vetëvendosja: Këta janë 5 kryetarët e Kuvendit të Kosovës

  • 27/12/2019 | 13:30

Tani edhe një nga Vetëvendosja: Këta janë 5 kryetarët e Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Republikës së Kosovës është organi ligjvënës dhe përbëhet nga një dhomë 120 anëtarëshe, ku 100 votohen direkt në Kuvend ndërsa 20 janë të reservuara për pakica. Që nga fillimi i tij Kuvendi ka pasur 4 kryetarë që kanë drejtuar punët qeveritare, dhe nga dje listës i është shtuar edhe një, shkruan Gazeta Metro.


E këta kryetarë janë: Nexhat Daci dhe Kolë Berisha nga LDK’ja dhe Jakup Krasniqi e Kadri Veseli nga rradhët e PDK’së, dhe Glauk Konjufca që u zgjodh me 26 dhjetor 2019.

1. Nexhat Daci drejtoi Kuvendin e Kosovës në Periudhën e Parë Legjislative, (17.11.2001 – 23.11.2006).

2. Kolë Berisha ishte në krye të Parlamentit kosovar në Periudhën e Dytë Legjislative, (23.11.2006 – 12.12.2007).

3. Pastaj erdhi Jakup Krasniqi atë kohë nga PDK’ja, që mabjti dy mandate: Periudha e tretë Legjislative (13.12.2007 – 03.11.2010) dhe Periudha e katërt Legjislative (12.12.2010 – 07.05.2014).

4. Ndërsa Kadri Veseli, qëndroi në krye të Kuvendit në dy legjislatura: Periudha e pestë Legjislative (17.07.2014 – 10.05.2017) dhe Periudha e Gjashtë Legjislative, (03.08 .2017- 22.08.2019).

5. Glauk Konjufca, u zgjodh dje me shumicë votash kryetar i Kuvendit, në mes të një krize e paqartësie të madhe në Kosovë, megjithëse posti i kryetari të tij akoma është në pikëpytje, varësisht nga marrëveshja e partive fituese të 6 tetorit.

Pozita dhe roli i Kuvendit të Kosovës gjatë kohës së pas luftës, ishte i përcaktuar me Kreun 9 të Kornizës Kushtetuese për vetëqeverisje të përkohshme në Kosovë. Sipas dispozitave kushtetuese, Kuvendi i Kosovës ishte institucioni më i lartë përfaqësues dhe ligjëvenës i vetëqeverisjes së përkohshme të Kosovës.

Nga dita e shpalljes së Repulikës së Kosovës shtet i pavarur dhe sovran, Kuvendi i Kosovës ngrihet në nivel ndërkombëtar dhe merr të gjitha përgjegjësitë legjislative në territorin e Kosovës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë