Loading…

Talibanët rrethojnë tre qytete kyçe në Afganistan

  • 31/07/2021 | 17:44

Talibanët rrethojnë tre qytete kyçe në Afganistan

Luftimet po vazhdojnë me egërsi në tre qytete kryesore në jug dhe perëndim të Afganistanit pasi ushtarët e Talibanëve kanë synim t’i pushtojnë ato nga forcat qeveritare afgane. Luftëtarët afganë kanë hyrë në disa pjesë të qyteteve Herat, Lashkar Gah dhe Kandahar, transmeton Gazeta Metro.


Talibanët kanë përparuar me shpejtësi në zona rurale që prej njoftimit se gati shumica e trupave të huaja do të largoheshin deri në shtator.

Por fati i këtyre tre qyteteve do të jetë kyç në mesin e shqetësimeve për krizë humanitare dhe mëdyshjeve se sa gjatë do të mund të rezistojnë forcat e qeverisë afgane.

Paramilitarët e organizatës fundamentaliste islamiste mendohet se kanë pushtuar deri tani gjysmën e gjithë territorit të Afganistanit, përfshi edhe vendkalimet kufitare fitimprurëse me Pakistanin dhe Iranini.

Një deputet i parlamentit të Afganistanit i ka thënë BBC se qyteti i Kandahar është në rrezik të madh të rënies në duart e Talibanëve, me mija njerëz që tanimë janë zhvendosur dhe një katastrofë humanitare që po kërcënon.

Ai tha se tani Talibanët e shohin si pikë kyçe Kandahar, qytet që duan ta bëjnë përkohësisht kryeqytet. Nëse do të binte, atëherë pesë apo gjashtë provinca tjera në rajon do të humbeshin po ashtu.

Ai tha se Talibanët po luftojnë nga disa anë të qytetit dhe për shkak të popullatës së madhe civile forcat qeveritare nuk do të jenë në gjendje të përdorin armatimin e rëndë nëse militantët do të hynin brenda qytetit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë