Loading…

Talibanët ekzekutuan afganen, për shkak se ka luajtur volejboll për kombëtaren

  • 22/10/2021 | 12:44

Talibanët ekzekutuan afganen, për shkak se ka luajtur volejboll për kombëtaren

Volejbollistja e kombëtares afgane është ekzekutuar me prerjen e kokës nga regjimi ekstremist islamik i Talibanëve. Fotografitë e kokës së saj të prerë janë lëshuar në rrjete sociale sipas trajnerit të saj, transmeton Gazeta Metro.


Mahajbin Hakimi është vrarë nga Talibanët në kryeqytetin Kabul kur njësitet e tyre e zunë atë në përndjekjen e sportisteve afgane i ka thënë trajnerja e saj The Persian Independent.

Hakimi është vrarë në fillim të këtij muaji por vdekja e saj nuk u mësua pasi familja e saj ishte kërcënuar që të mos fliste, ka thënë trajnerja e saj, që flet nën pseudonimin Suraya Afzali për shkak të frikës së ndëshkimit.

Fotografi të kokës së prerë janë publikuar në rrjete sociale afgane, sipas kësaj gazete, që nuk ka cekur moshën e saj. Raporte të ndryshme të kundërta online kanë sugjeruar se ngjarja ka ndodhur më parë, me një në dukje certifikatë vdekjeje ku mendohej të ishte vrarë me 13 gusht – ditët e fundit të kryengritjes para se Talibanët të pushtonin Kabul.

Megjithatë, Qendra e Gazetarisë Investigative Payk, ka thënë se burimet e tyre kanë konfirmuar se Hakimi “i ishte prerë koka” nga Talibanët në Kabul. “Ky grup në pushte nuk e ka komentuar” sipas Payk Media.

Trajnerja që ka folur për gazetën The Persian Independent tha se vetëm dy prej volejbollisteve të kombëtares afgane janë arratisur nga atje.

Një prej volejbollisteve që ja ka dalë të arratiset, Zahra Fayazi, i ka thënë muajin e kaluar BBC se së paku një prej lojtareve është vrarë.

Fayazi i kishte thënë BBC se “Talibanët që ishine edhe familjarë të lojtarëve në provinca kishin kërcënuar shumë prej tyre shpesh që t’i ndalojnë vajzat e tyre të merren me sport, përndryshe do të ballafaqohen me dhunë të papritur”.

Tjetra lojtare që nuk ka pranuar të flasë me emrin e saj të vërtetë nga frika për familjen e saj ende në Afganistan i kishte thënë BBC se kishte dëgjuar që një prej kombëtares ishte vrarë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë