Loading…

Talat Xhaferi pret në takimin ambasadorin e Kosovës, Ylber Hysën

  • 29/05/2017 | 14:17

Talat Xhaferi pret në takimin ambasadorin e Kosovës, Ylber Hysën

Kryeparlamentari i Maqedonisë Talat Xhaferi sot priti në vizitë zyrtare Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa, ku u bisedua për situatën aktuale politike në Maqedoni dhe në Kosovë dhe për nevojën e bashkëpunimit në mes dy vendeve.


Ambasadori Hysa shfrytëzoi rastin që t’ia urojë postin e ri kryeparlamentarit, Xhaferi dhe rikonfirmoi se Republika e Kosovës do të vazhdojë edhe më tej t’i jep mbështetje institucionale Republikës së Maqedonisë.

Xhaferi falenderoi Ambasadorin Hysa për vizitën e tij, me ç’rast shprehu kënaqësi dhe gatishmëri për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin e ndërsjellët në mes dy vendeve.

Të dy bashkëbiseduesit theksuan se raportet miqësore ndërmjet dy vendeve fqinje kanë ndikim pozitiv dhe janë faktorë  të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin e rajonit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
mark[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë