Loading…

Taksitë ilegale shkaktojnë tollovi, komuna gjobit rreth 400 prej tyre

  • 18/11/2018 | 09:51

Taksitë ilegale shkaktojnë tollovi, komuna gjobit rreth 400 prej tyre

Komuna e Prishtinës vazhdon të ketë telashe të mëdha me taksistët ilegalë që operojnë nëpër rrugët e kryeqytetit


Ndërkohë, kur këta të fundit vazhdojnë të justifikohen me numrin e vogël të inspektorëve, një numër i madh i tyre vazhdojnë të qarkullojnë lirshëm në qytet. Ndërsa, vetëm 400 prej tyre gjatë këtij viti u janë shqiptuar gjoba.

Qytetarët për këtë gjendje fajësojnë inspektoriatin e Komunës së Prishtinës.Tollovia në trafik dhe numri i madh i veturave po shkakton kokëçarje për këmbësorët e në veçanti për personat me aftësi të kufizuara.

Infrastruktura jo e duhur po e pamundëson lëvizjen e tyre të lirë, ku jeta e kësaj kategorie po vazhdon të bëhet edhe më e vështirë.

Për Naim Hajdarin, nga Prishtina, hall i madh është edhe si të lëviz në trotuare.Sipas tij edhe hapësira e cila është e dedikuar për këmëbësorë po zihet pikërisht nga taksistë ilegalë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë