Loading…

Taksisti zviceran refuzon të transportojë kosovarë, i cilëson të pandershëm

  • 05/04/2017 | 15:18

Taksisti zviceran refuzon të transportojë kosovarë, i cilëson të pandershëm

Në Thurgau një shofer zvicëran taksie po përballet me akuza raciste. Për shkak se disa të rinj u rebeluan në kombibusin e tij, ai i zemëruar publikisht ka refuzuar që tani të transportojë shqiptarë të Kosovës.

Në Thurgau një shofer zviceran taksie po përballet me akuza raciste. Për shkak se disa të rinj u rebeluan në kombibusin e tij, ai i zemëruar publikisht ka refuzuar që tani të transportojë shqiptarë të Kosovës.

Në qytetin Arbon të kantonit Thurgau buzë liqenit Bodensee një shofer zviceran taksie i indinjuar ka shkruar publikisht në Facebok se nuk pranon të transporton më shqiptarë të Kosovës dhe shtetas të ish Jugosllavisë.

55-vjeçari i cilëson si të pandershëm dhe të pa respekt duke fyer të gjithë shqiptarët e Kosovës, shkruan Blick, përcjell albinfo.ch

Shkas për zemërimin e tij ishin disa incidente në të cilat disa të rinjtë dyshohet ta kishin mashtruar dhe ta kishin dëmtuar kombibusin e tij.

Ai kishte shkuar për të marr një grup të rinjve në Cyrih. “Kur arrita pas një orë e gjysmë në stacionin kryesor ata ishin zhdukur tashmë”.

Pronari gjithashtu njoftoi për dëmtimin e taksisë.

“Tani unë kam vrima në kombibusin tim. Riparimi do të kushtojë më shumë se 1000 franga “, ka treguar i zemëruar zvicerani.

“Klienti është mbret, por për shkak se ju nuk silleni si një mbret, unë kam vendosur që të mos transportoj tani e tutje personat nga Kosova. Ju lutem të më lini vetëm dhe mos më kontaktoni!“, thotë taksisti zviceran.

Postimi i zviceranit ishte cilësuar si fyes dhe racist nga disa përdorues në Facebook.

Madje ata janë irrituar me një cilësim të përgjithshëm të të gjithë shqiptarëve të Kosovës.

taxi-768x426

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë