Loading…

Taksisti sulmon seksualisht një grua në Fushë Kosovë – ajo hidhet nga vetura

  • 27/10/2018 | 14:54

Taksisti sulmon seksualisht një grua në Fushë Kosovë – ajo hidhet nga vetura

Një grua ka raportuar dje në Policinë e Kosovës se është sulmuar seksualisht nga një taksist ilegal. Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës në ora 20:30 derisa ka qenë duke udhëtuar në një taksi ilegal është sulmuar seksualisht. Gruaja raportohet se ka dalë nga vetura derisa kishte qenë në lëvizje.

“Me datën 26.10.2018 viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se derisa kishte qenë duke udhëtuar me një taxi ilegal,  vozitësi i veturës i dyshuari mashkull  e kishte sulmuar seksualisht atë, e cila kishte dalë nga vetura derisa kishte qenë  në lëvizje dhe nuk është raportuar për lëndime. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë