Loading…

Taksa po e rritë kontrbandimin në Kosovë

  • 31/03/2019 | 11:52

Taksa po e rritë kontrbandimin në Kosovë

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci ka thënë se pas vendosjes së taksës është shtuar kontrbandimi me mallra ushqimore, transmeton Gazeta Metro.


Stavileci për Ekonomia Online, ka thënë se pas  vendosjes së taksës është nxitur kontrabandimi me mallra ushqimore.

“Nëse i shikojmë statistikat vitin e kaluar dhe këtë vit vërejmë se pak a shumë është e njëjta situatë me raste të kontrabandimit të mallrave. Për këtë arsye, dogana nuk ka vërejt indikacione që ka kontrabandim të shtuar, në masë të madhe të produkteve prej Serbisë, por çfarë kemi vërejt për dallim nga vitet tjera është që tani kontrabandimi nëse dikur më herët është bë me mallrat të cilat kanë akcizë apo taksa më shumë, tani kontrabandimi ka kaluar në mallra me vlera të ulëta, kryesisht mund të jenë edhe gjëra ushqimore”, ka thënë Stavileci.

Ai thotë se nuk duhet të ndahet Kosova në pjesë se ku mund të kontrabandohet më shumë, por sipas tij, veriu qëndron të jetë edhe problem politik.

“Po, ka raste të kontrabandës, por nuk duhet të ndahet Kosova në pjesë se kah kontrabandohet më shumë. Normalisht ne e kemi atje edhe një problem politik, por sidoqoftë sa i përket kontrabandës ka më shumë raste në pjesën veriore, apo ka më shumë tentime për kontrabandim, mirëpo nuk do të thotë që nuk kemi edhe në pjesë e Dheut të Bardhë, nuk do të thotë që nuk kemi edhe në pjesën e Vërmicës”.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës tha gjithashtu se në tre mujorin e parë të këtij viti, janë shënuar 10 raste të kundërvajtjeve.

“Kontrabanda vetëm në tre mujorin e parë të këtij viti, krahasuar me vitin e kaluar në pjesën veriore kemi pas 10 kundërvajtje vitin e kaluar dhe 11 kemi pas këtë vit. Pra nuk paraqet ndonjë rritje, por çka ka ndryshuar është tek llojet e produkteve të cilat janë kontrabandu”, shtoi Stavileci.

Qeveria e Kosovës me 21 nëntor të vitit të kaluar kishte marrë vendim që të rrisë në 100 për qind taksën për mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.

Kosovën e ka dëmtuar vëndosja e kësaj takse edhe politikisht, pasi që ka marrë reagime të ashpëra negative nga aleatet e saj kryesorë si SHBA dhe BE./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë