Loading…

Taksa për importet nga Serbia: Takim urgjent mes Haradinajt, Shalës, Hamzës e Doganave

  • 06/11/2018 | 22:05

Taksa për importet nga Serbia: Takim urgjent mes Haradinajt, Shalës, Hamzës e Doganave

Qeveria e Kosovës, sot ka miratuar propozimin e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, për masën tarifore prej 10 për qind për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.


Edhe pse Qeveria e Kosovës menjëherë e ka futur në fuqi këtë vendim, Bashkimi Evropian ka kërkuar sqarime nga Qeveria e Kosovës për këtë vendim.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic, ka thënë se BE-ja kërkon sqarime të menjëhershme për vendimin që mori Qeveria e Kosovës sot në mbledhjen e saj për tarifën e 10 për qindëshit për importet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Mirëpo, pas reagimit të Bashkimit Evropian, lajmi.net mëson se gjatë ditës së nesërme kryeministri Ramush Haradinaj do të takohet me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, me ministrin e Financave, Bedri Hamza dhe me përfaqësuesit e doganës së Kosovës.

Ndryshe, BE-ja masat e marra nga Qeveria e Kosovës i ka cilësuar si shkelje ndaj obligimeve të Kosovës sipas CEFTA-s duke konsideruar se ky vendim minon bashkëpunimin rajonal.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë