Loading…

‘Taksa 100%’ bën bujë edhe në Britani: Kosova godet Serbinë

  • 21/11/2018 | 21:15

‘Taksa 100%’ bën bujë edhe në Britani: Kosova godet Serbinë

Mediumi prestigjioz britanik, vënien e taksës 100 % nga Qeveria e Kosovës ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës, e konsideron si goditje, pasi Serbia bllokoi anëtarësiin e Kosovës në Interpol.


Siç shkruan tutje reuters, nga vendimi i Qeverisë u kërkua gjithashtu të ndalohet hyrja e ndonjë malli që nuk e ka adresuar Kosovën me emrin e saj kushtetues, Republika e Kosovës, të cilën Serbia dhe Bosnja nuk e njohin, transmeton gazetametro.net.

“Kjo do të ndalojë çdo tregti midis Serbisë dhe Kosovës”, tha ministri serb i Tregtisë Rasim Ljajiç.

Tutje, sipas shifrave zyrtare, eksportet e Serbisë në Kosovë arritën në 440 milionë euro (502.13 milion dollarë), ndërsa importet arritën në 21 milionë euro (23.97 milionë dollarë).

Eksportet e Bosnjes në Kosovë arritën vitin e kaluar 80 milionë euro (91.22 milionë dollarë).

Dy javë më parë Kosova kishte vënë një taksë 10 për qind të importit për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnja. Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Prishtinës që ta ndryshojë këtë vendim.

Reuters, gjithashtu shkruan se Kosova fajësoi Serbinë  për dështimin e saj për t’u bashkuar me Interpolin dhe tha se Serbia ishte kundër normalizimit të marrëdhënieve, një çelës për të dy vendet. Bosnja votoi gjithashtu kundër anëtarësimit të Kosovës./Gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë