Loading…

Takohen liderët shqiptarë të Maqedonisë

  • 24/12/2016 | 14:07

Takohen liderët shqiptarë të Maqedonisë

Ka filluar pak pas orës 13:30 takimi mes kryetarëve të partive shqiptare për të bashkëbiseduar rreth zhvillimeve të fundit në vend, pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit. Liderët e partive politike shqiptare janë mbledhur në takim me ftesë të kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti.


Ftesës së Ahmetit nuk i është përgjigjur lideri i Koalicionit Rilindje me BESË Bilall Kasami. Nga ky subjekt politik njoftuan se nuk do të marrin pjesë në takimin e thirrur nga Ahmeti, me arsyetimin se takimi është thirrur nga dikush që përmendet nga Prokuroria Speciale.

“Duke qenë të përkushtuar për mbrojtjen e interesave shqiptare në Maqedoni, duke e respektuar vullnetin politik të votuesit shqiptar, duke pasur parasysh se këtë takim e fton dikush që përmendet nga Prokuroria Speciale Publike dhe ata që dyshohen për rastin “Magjar Telekom”, si dhe duke mos harruar në asnjë moment se jo më larg se javën e kaluar Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Partia Demokratike Shqiptare, si anëtarë të KSHZ-së edhe një herë i shërbyen VMRO-DPMNE-së, duke i hequr një deputet shqiptar koalicionit “Rilindje me BESË” dhe duke ia dhuruar Gruevskit, koalicioni “Rilindje me BESË” ka vendosur ta respektojë vullnetin e votuesve të tij dhe mos të marrë pjesë në takimin që e ka ftuar kryetari i BDI-së, thuhet në njoftimin e Besës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë