Loading…

Takimi në nivel liderësh Kosovë – Serbi nis në orën 19:30

  • 24/01/2017 | 16:28

Takimi në nivel liderësh Kosovë – Serbi nis në orën 19:30

Dialogu Kosovë-Serbi tash me përfaqësim në niveli presidentësh dhe kryeministrash, do të fillojë pas pak orësh në Bruksel. 


Burime të gazetametro.net nga ekipi negociator i Kosovës kanë bërë të ditur se takimi nis në orën 19:30, dhe do mbahet në zyrën e përfaqësueses së lartë të BE’së, Federica Mogherini.

Siç bëjnë të ditur burimet, temë diskutimi do të jetë situata e krijuar së fundmi pas ndërtimit të murit në veri, arrestimit të Haradinajt dhe kërcënimit me trenin propagandues.

Ky nivel përfaqësimi, shihet edhe si fazë finale e dialogut, që ka për synim të kurorëzohet me normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, dhe në fund edhe njohjen e Kosovës nga Serbia, e cila është kërkesë e disa vendeve të BE’së me ekskluzivitet Gjermaninë, para se ky vend të antarësohet në Union.

Më herët, kryeministri serb Vucic nuk ishte treguar entuziast për këtë takim, duke shtuar se ka humbur besimi në palën shqiptare. Vucic ka thënë se nuk pritet shumë nga takimi i sotëm, por pret qetësimin e situatës.

Ndërsa, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se janë krijuar kushtet se këto dy vende të hyjnë në proces të normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore, pas provokimit të rëndë të Serbisë me arrestime, tren dhe murin në Mitrovicë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë