Kryeministei në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se për çfarë janë mbledhur në takim me përfaqësuesit e pakicave në Kuvend.
Në prononcimin e tij për mediat, ai tha se edhe pakicat ndajnë keqardhje për mos-realizimin e marrëveshjes politike me LDK-në për Presidentin.
Ai tutje tha do të vazhdojnë kontributin për evitimin e zgjedhjeve të parakohshme.
“Kemi pasur diskutime për marrëveshjen politike që kemi arritur me LDK-në për emrin e përveçëm të presidentit, për të cilin jemi dakorduar tashmë, për profesorin Bekim Sejdiu. Ata ndajnë keqardhje që marrëveshja nuk po mund të realizohet sepse gjashtë deputetë të LDK-së nuk e respektojnë këtë marrëveshje. Ishim dhjetë veta, pesë jemi në qeveri, pesë në Kuvendin e legjislaturës së ardhshme. Janë dy boshnjakë, dy turq, dy egjiptian dhe nga një serb, ashkali dhe rom. I falënderova për kontributin që japin dhe do të vazhdojmë të ecim tutje bashkë duke u përpjekur që t’i evitojmë zgjedhjet, tash që kemi marrëveshje”, tha Kurti./gazetametro.net