Loading…

Takimi inaugurues për MSA’në, historike

  • 25/11/2016 | 17:10

Takimi inaugurues për MSA’në, historike

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka përshëndetur takimin inaugurues të Këshillit për Stabilim Asociim ndërmjet BE’së  dhe Republikës së Kosovës.

Kosova dhe BE u takuan në nivel të lartë politik, si dy palë të barabarta për të diskutuar aspektet kyçe të ndërlidhura me MSA’në, marrëveshjen historike që Thaçi thotë se e kanë nënshkruar vitin e kaluar, e cila është themeli i marrëdhënieve mes BE-së dhe Kosovës.

“Kjo marrëdhënie duhet të jetë e qartë dhe e bazuar në faktin që reformat sjellin rezultate konkrete. Kosova nuk mund të ecë përpara në mjegull. Reformat e bëra deri më sot dhe ato që do t’i ndërmarrim si pjesë e procesit të integrimit evropian duhet të nënkuptojnë që nesër Kosova të bëhet shtet anëtar i BE-së, ndërsa liberalizimin e vizave, sot”, ka thënë Thaçi./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: info[email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë