Loading…

Takimi i djeshëm Kurti-Vucic: Vjen reagimi nga Richard Grenell

  • 16/06/2021 | 12:38

Takimi  i djeshëm Kurti-Vucic: Vjen reagimi nga Richard Grenell

Ish emisari Special i SHBA’ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar pas takimit të djeshëm mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vucic, shkruan Gazeta Metro.


Grenell ka kritikuar qasjen e presidentit të ri amerikan, Joe Biden, në lidhje me procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Ai ka publikuar një shkrim autorial me titullin: ‘’Biden shpërfill Kosovën dhe Serbinë.’’

Në këtë shkrim ai aludonte edhe në takimin e djeshëm mes Kurtit e Vucic, që u zhvillua për herë të parë.

Presidenti amerikan Joe Biden, dje rastisi të jetë në Bruksel të njëjtën kohë kur mbahej takimi mes Kurtit e Vucic.

Kurti mori një sërë kritikash për paraqitjen e tij në Bruksel, derisa kishte edhe nga ata që thanë se kjo dëmtoi diplomacinë e shtetit kosovar./gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë