Gjatë samitit të shteteve të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë, kryeministri serb Aleksandar Vucic deklaroi se gjatë takimeve zyrtare po kalojnë mirë, duke ju referuar pranisë së kryeministrit të Kosovës Isa Mstafa.
Vucic ka thënë se është shumë mirë që kryeministrat e këtyre shteteve do të dalin më një deklaratë të përbashkët, por ka bërë të ditur gjithashtu se sapo takimet përfundojnë, prapë ka tensionime dhe përlarje në mes vete.
Me rastin e paraqitjes së Isa Mustafës si përfaqësues i shtetit të Kosovës, Vucic tha marrëdhëniet e tyre janë të mira “sepse atëherë flasin për ekonominë”.
Për më tepër, në Sarajevë ka filluar samiti i kryeministrave të Ballkanit Perëndimor. Në të po marrin pjesë kryeministrat, përveç të mikpritësit – Bosnjë e Hercegovinës, e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Serbisë e Malit të Zi. /gazetametro.net