Deputeti nga radhët e PDK’së, Mërgim Lushtaku që është i biri i Sami Lushtakut, ka lëshuar një njoftim për të gjithë ata që ëndërrojnë të takohen me të, tani mund ta bëjnë këtë, shkruan Gazeta Metro.
Web faqja www.mergimlushtaku.com, ka lëshuar një njoftim për të gjithë ata që duan të takohen me deputetin Lushtaku.
Në njoftimin e kësaj faqeje, jepen opsionet e navigimit për të realizuar një takim me Mërgim Lushtakun, ku thuhet veç tjerash:
“Të gjithë ata që aplikojnë me emër, mbiemër dhe e-mail adresë të rreme, nuk do t’u rezervohet e drejta për takim. Ju lutem sigurohuni që do të jeni prezent në takim para se të rezervoni në datën e caktuar”, shkruhet në njoftimin e faqes./gazetametro.net