Loading…

Tajfuni i rrezikshëm godet Japoninë, këshillohet që 1 milion njerëz të evakuohen

  • 12/10/2019 | 11:05

Tajfuni i rrezikshëm godet Japoninë, këshillohet që 1 milion njerëz të evakuohen

Në kryeqytetin e Japonisë, një njeri është raportuar i vdekur dhe një milion banorë janë këshilluar për të braktisur shtëpitë e tyre për shkak të stuhisë që do godasë, transmeton Gazeta Metro.


Një burrë u raportua të jetë viktima e parë pasi erërat e forta i rrokullisën veturën e tij në lindje të Tokios.

Derisa deri tani është raportuar se 4 njerëz janë lënduar kur erërat e forta i shembën kulmet e shtëpive njofton agjencia e lajmeve Reuters.

Siç njoftohet, tanimë janë shkatërruar apo dëmtuar rreth 30 mijë shtëpi, e rreth 16 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike.

Shitore dhe fabrika janë mbyllur, është ndërprerë trafiku hekurudhor dhe janë anuluar mbi 16 mijë fluturime ajrore./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë