Loading…

Tahiri: Vetëm PDK ka forcën për ndryshime në vend

  • 02/10/2017 | 21:32

Tahiri: Vetëm PDK ka forcën për ndryshime në vend

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se vetëm PDK-ja ka forcën e ndryshimit në vend.


Tahiri, që është ministër i Drejtësisë, në një postim në Facebook, ka shtuar se PDK-ja me programin e saj do të nxisë zhvillime të mëdha në komunat e Kosovës.

“Forca e Ndryshimit është e prekshme, e matshme dhe e dukshme. Mbështetja që Partia Demokratike e Kosovës po gjen në mesin e qytetarëve anekënd vendit, është mesazhi më i qartë se Partia Demokratike e Kosovës, e ka forcën për ndryshim. Vlerat e reja komunitare dhe qeverisja me dinjitet dhe në dobi të qytetarëve mund të zhvillohen vetëm me PDK-në”, ka deklaruar ai.

Tahiri shpreh bindjen se PDK-ja do të jetë fituese e pakontestueshme e zgjedhjeve lokale.

“Nën qeverisjen e PDK-së, nga 22 Tetori,  të gjitha komunat e Republikës së Kosovës do kenë perspektivë unike dhe të barabartë. Progresi do arrijë tek çdo familje, çdo biznes dhe çdo individ. Vetëm PDK-ja ka forcën e ndryshimit, për t’i dhënë fund tranzicionit dhe për të nxitur progresin e shoqërisë së Kosovës”, shkruan ai.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë