Loading…

Tahiri tregon se për çfarë do të bisedohet më 1 shkurt në Bruksel

  • 29/01/2017 | 17:26

Tahiri tregon se për çfarë do të bisedohet më 1 shkurt në Bruksel

Në fokus të diskutimeve në rundin e ardhshëm të bisedimeve për normalizim të marrëdhënieve në mes Prishtinës dhe Beogradit, që do të zhvillohet më 1 shkurt në Bruksel, do të jetë rikonfirmimi i zbatimit të marrëveshjeve të arritura në të kaluarën, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, ministria për dialog në qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri. 


“Marrëveshjet të cilat do diskutohen janë: bllokimi i çështjes se energjisë elektrike apo pavarësimi i Operatorit të sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT), nga ana e Serbisë. Pastaj, është çështja e zbatimit të marrëveshjes për drejtësi, që ishte paraparë në fillim të muajit janar, por po prolongohet dhe çështja e Asociacionit të Komunave Serbe”, tha Edita Tahiri.

Sipas saj, do të diskutohet edhe për ndaljen e tensioneve dhe provokimet që shteti i Serbisë kohëve të fundit ka bërë karshi Kosovës dhe, po ashtu, do të diskutohet edhe për fazën përmbyllëse të dialogut.

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, e ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 1 shkurt në Bruksel, për rundin e ri të bisedimeve në kuadër të dialogut për normalizim të raporteve ndërmjet dy vendeve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë