Loading…

Tahiri thotë se i respekton vendimet e partisë së tij, nuk e voton kandidatin e PAN’it për kryeministër

  • 06/07/2017 | 16:13

Tahiri thotë se i respekton vendimet e partisë së tij, nuk e voton kandidatin e PAN’it për kryeministër

Labinot Tahiri i AKR-së, tanimë deputet i Kuvendit të Kosovës, nuk ka dashur të prononcohet në lidhje me qëndrimet e tija se a do ta votoj kandidatin e koalicionit PAN, Ramush Haradinajn për kryeministër.


I kontaktuar nga lajmi.net ai ka thënë se qëndrimi i tij vazhdon të jetë ajo çfarë ka postuar në rrjetin social Facebook, ditë më parë.

Edhe pse Tahiri e çmon Haradinajn, ai ka thënë se është Kryesia e partisë ajo që i merr vendimet dhe do ta respektojë atë.

Tahiri si nënkryetar i AKR-së ka thënë se nuk merr ndonjë qëndrim ndryshe pasi që nuk është ithtar i posteve ministrore.

E njëjtë si Tahiri janë prononcuar edhe deputetët tjerë të AKR-së, duke thënë se do t’i respektojnë vendimet e partisë dhe të koalicionit.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë