Loading…

Tahiri: Sovranitetin në veri e ka forcu PDK-ja, jo agjenda manipuluese e Kurtit

  • 05/06/2026 | 22:51

Tahiri: Sovranitetin në veri e ka forcu PDK-ja, jo agjenda manipuluese e Kurtit

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Arian Tahiri, ka thënë që pikërisht kjo parti e ka forcuar sovranitetin në veri të Kosovës.


Ai tha se Kurti fitoi në zgjedhjet e 9 shkurtit duke u thirrur në “çlirimin” e Mitrovicës, dhe se e ka përdorur Betejën e Banjskës për populizëm duke e rritur më shumë se sa betejat e UÇK-së.

“Pse i ka fitu [Albin Kurti] zgjedhjet më 9 shkurt? Të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, kur u janë drejtu kutive të votimit më 2025, e kanë votu Albin Kurtin veç për një arsye: kanë thanë, e ka çliru Mitrovicën…për shkak që aq shumë ka ba politikë, deri në nivelin që e ka tentu me e rritë lavdinë e Betejës së Banjskës ma shumë se sa betejat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

“Domethanë, aq shumë e ka përdorë për populizëm Betejën në Banjskë, sa që është e paimagjinueshme me e madhnu ma shumë se sa betejat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Tahiri pohoi se sovraniteti dhe integriteti i Kosovës u forcua nga akterët e PDK-së, atëbotë kryeministri Hashim Thaçi dhe kandidati i tanishëm për kryeministër, Bedri Hamza, sa kishte qenë ministër i Financave.

“Personalisht, por edhe si Parti Demokratike, kemi punu në vazhdimësi për sovranitetin dhe integritetin e shtetit të Kosovës”.

“Pikën 1 dhe 31 i ka vendosë Hashim Thaçi, edhe Bedri Hamza kur ka qenë ministër i Financave, pikat doganore në ato pjesë. Domethanë, është forcu, ka pasë agjendë”.

“Po kush e ka udhëheqë Betejën e Banjskës? Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës? Kush kanë qenë ata policë? Fëmijë të dëshmorëve, fëmijë të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë