Loading…

Tahiri: Serbia me agjendë ruse për ta destabilizuar rajonin

  • 08/02/2017 | 14:17

Tahiri: Serbia me agjendë ruse për ta destabilizuar rajonin

Ministrja për Dialog Edita Tahiri, ka thënë se Kosova është ballafaquar me provokime të ndryshme të Serbisë për të destabilizuar Kosovën, por që është arritur të mbrohet stabiliteti i shtetit të Kosovës, pa marrë parasysh këto provokime, shkruan Gazeta Metro.


Ministrja për Dialog Edita Tahiri e cila ka raportuar para anëtarëve të Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, ka folur për integrimin e veriut dhe çështjet e tjera të dialogut.

16683440_10211379093384271_1255254034_n

“Integrimi i Veriut, është gjithmonë në rritje, duke ditur se i kemi shuar pothuajse të gjitha strukturat paralele atje, kemi rivendosur autoritetet tona në kufi, në veri që kanë qenë të cenuara për një kohë të gjatë”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka theksuar se sjellja e tillë e Serbisë edhe pse si shtet i vogël dhe i dobët në rajon, është përpjekur të luaj lojëra destrkutive, kjo si arsye e lëvizjes së agjendës ruse e cila ka tentuar të përfshihet në këtë rast.

“Serbia ka tentuar të shfrytëzoj tranzicionin e SHBA’së, sa i përket politikës, por nuk ka pasur sukses.Ne kemi pasur edhe fletarrestin e Haradinajt, i cili ende është në Francë dhe po mbrohet në liri, pastaj çështja e murit që tanimë nuk ekziston, dhe trenin me figura nacionaliste”, ka thënë Tahiri.

“Takimet e përbashkëta në nivel të lartë në BE, ndërmjet Kosovës e Serbisë, që morën pjesë Presidenti Thaçi, kryeministri Mustafa dhe pjesa tjetër nga na serbe, ndihmuan në uljen e tensioneve, dhe rikthimin e dialogut në binar”, ka shtuar ajo.

Tahiri ka thënë se deri në fund të dialogut kanë mbetur tri marrëveshje pa përfunduar.

Marrëveshja për Drejtësi, Energji dhe Asociacioni.  Ndërsa sa i përket asociacionit të komunave, Tahiri ka thënë se nuk do të këtë kompetenca ekzekutive, sepse këtë nuk e lejon Kushtetuta e Republikës së  Kosovës.

Tahiri ka përmendur edhe fazën përfundimtare të dialogut, dhe temat që do të diskutohen.

“ Njohja reciproke e Pavarësisë ne mes shteteve, Demarkacioni i dy shteteve dhe çështjet e tjera të pagjeturve, dëmet e luftës që Serbia duhet ti kompensoi, duke përfshirë dëmet materiale, kulturore e fetare”, ka thënë Tahiri./gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë