Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha para epuetëve se Qeveria Kurti në emër të shkapjes po i kap të gjitha institucionet, shkruan Gazeta Metro.
Tahiri tha se kryeministri Kurti ka prekur temën e AKP-së për poena politikë.
“Kryeministri foli në formën më populiste, ai ka disa muaj që i ka ikë ballafaqimit me opinionin publik dhe ka prekur temën e AKP-së dhe me këtë synon disa poena politikë të cilat është duke i humbur dita ditës”, tha Tahiri.
Tahiri ka thënë se qeveria e kryeministrit Albin Kurti në emër të shkapjes së shtetit po i kap të gjitha institucionet./gazetametro.net