Loading…

Tahiri: Qeveria Kurti po shkatërron shtresën e mesme, po i trajton vetëm si taksapagues dhe po i privon nga çdo përfitim

  • 26/05/2022 | 10:30

Tahiri: Qeveria Kurti po shkatërron shtresën e mesme, po i trajton vetëm si taksapagues dhe po i privon nga çdo përfitim

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se qeveria Kurti po e shkatërron shtresën e mesme.


“Qeveria Kurti e ka vendosur në shënjestër shtresën e mesme të qytetarëve të Kosovës. Nuk po lë gurë pa lëvizur, që këtë shtresë ta dobësojë ose mundësisht ta eliminojë si të tillë”, ka thënë ai.

Këtë deklarim, Tahiri e ka argumentuar me rritjen e çmimit të rrymës e cila sipas Tahirit iu bë barrë kësaj shtrese, ndërkaq Qeveria liroi korporatat e mëdha nga ngritja e çmimit, ua subvencionoi ngritjen shtresës tjetër që nuk jetojnë në zonën urbane.

Shkrimi i plotë:

SHKATËRRIMI I SHTRESËS SË MESME!

Qeveria Kurti e ka vendosur në shënjestër shtresën e mesme të qytetarëve të Kosovës. Nuk po lë gurë pa lëvizur, që këtë shtresë ta dobësojë ose mundësisht ta eliminojë si të tillë.

Këtë po e argumentoj vetëm me tri veprimet e fundit të kësaj Qeverie të ndërmarra brenda këtij tremujori:

1. Çmimin e rrymës e ngriti pikërisht në kurriz të kësaj shtrese, i liroi korporatat e mëdha nga ngritja e çmimit, ua subvencionoi ngritjen shtresës tjetër që nuk jetojnë në zonën urbane. Ndërkohë, koston e ngritjes po e paguajnë shtresa e mesme, që sot jetojnë me nga një pagë të nivelit mesatar.

2. Shpërndau ndihma gjithandej Kosovës me kritere skajshmërisht diskriminuese, duke e përjashtuar sërish shtresën e mesme, që marrin pagë mbi 1000 euro, e që në shumicën e rasteve kanë vetëm një të punësuar në familje. Ndërkohë, që me vendimin e Qeverisë, hipotetikisht mund të përfitojnë ndihma dy bashkëshortët që marrin nga 950 euro pagë, e pse jo edhe ndonjë fëmijë i tyre në emër të statusit të studentit.

3. Tani goditja fatale kësaj shtrese po i jepet duke mos votuar Ligjin për Trustin, duke ua pamundësuar shfrytëzimin e mjeteve të tyre (po e përsëris: mjetet e tyre) dhe arsyetimi banal i tyre është se nga ky ligj përfitojnë të pasurit!

Pra, këta qytetarë po trajtohen vetëm si pagues të taksave dhe po privohen nga çfarëdo përfitimi që indirekt rrjedh pikërisht prej këtyre taksave.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë