Loading…

Tahiri për qeverinë Kurti: Ç’kapje? Jemi duke fol për logjikën e ç’kapjes për me kap krejt dhe drejt

  • 27/01/2022 | 13:34

Tahiri për qeverinë Kurti: Ç’kapje? Jemi duke fol për logjikën e ç’kapjes për me kap krejt dhe drejt

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës konsideron se qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti ka dështuar në menaxhimin e pandemisë COVID-19.


Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, në emisionin “Përballje”, në Telegrafi.com ka thënë se masat e fundit të ndërmarra nga Qeveria janë dështim total.

“Është dështim total masat që i merr Qeveria Kurti, ku ka logjikë me u mbyllë palestrat, e më i lënë qendrat tregtare të hapura, cila logjikë të thotë me i marrë këto masa, ku vendoset ora policore, e kafenetë janë përplot. Të gjitha këto masa janë të pamenduara mirë, janë masa që e godasin qytetarin dhe pa efekte. Është dështim total i menaxhimit të pandemisë”, ka pohuar ai.

Tahiri po ashtu ka thënë se LVV kishte premtuar ç’kapje të shtetit, ndërsa deri tani ka vazhduar me punësime familjare, siç tha ai, duke punësuar dajë e nipa.

“Ç’kapje? Jemi tu fol për logjikën e ç’kapjes për me kap krejt dhe drejt, shikoni kush është punësuar, me dajë me nipa. Qytetari i ka votuar për me punu, e jo për me u anku. 1 vit nuk ka asnjë investim”, tha mes tjerash ai.

Në intervistë, Tahiri tha se qytetarët nuk e kanë votuar Lëvizjen Vetëvendosje që të ankohet për qeveritë e kaluara, por që të punojë.

“Kurti ka premtuar ulje të çmimit të energjisë elektrike, e tash po dëshiron ta ngritë çmimin. Kurti ka premtuar ulje të produkteve ushqimore. Çfarë ka ndodhë? Ka thënë nuk e kam prioritet dialogun e Kosovës, e me Amerikën na shtini në probleme të panevojshme. Qytetari është zhgënjyer nga Kurti”, pohoi ai.

Po ashtu, Tahiri kritikoi kryeministrin Kurti se deri tani nuk ka realizuar vizita zyrtare jashtë vendi.

“Ky s’ka mundur të shkojë as deri në Shkup, ka folur për energjinë, vetëm po e shtrenjtojnë. Është e tmerrshme si po menaxhohet Kosova. Ne si AAK nuk presim magji, mrekulli, por presim veprime konkrete për temat që janë në dorë të tij, t’i thotë ZRRE-së të mos i ngritë tarifat e energjisë elektrike. Me i hek masat antiCOVID, pasi nuk po respektohen, me forcu shumë politikën e jashtme”, theksoi ai.

Sa i përket krizës energjetike, Tahiri ka deklaruar se Qeveria Kurti nuk mund të sillet me komoditet në një situatë të tillë të krizës.

“Ajo çfarë ka ndodhë në 10 muajt e fundit është që Qeveria Kurti përkundër se ka marrë indikacione të sakta prej KEDS, dhe prej raporteve ndërkombëtare që do të ketë krizë energjetike, kanë vepruar vetëm atëherë kur ka rënë Blloku B, dhe po ashtu ka vepruar vetëm atëherë kur kriza ka ardhë në pikun e vetë, përderisa gjitha vendet tjera kanë kontraktuar energji, kanë arritur marrëveshje, Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor në shtator i kanë ngrit trupat e jashtëzakonshme”, është shprehur Tahiri.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë