Loading…

Tahiri nxehet me premtimet e politikanëve, u bënë thirrje rinisë: Dilni në rrugë protestoni

  • 07/04/2019 | 23:19

Tahiri nxehet me premtimet e politikanëve, u bënë thirrje rinisë: Dilni në rrugë protestoni

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ka thënë se shpresa për të jetuar në Kosovë tani janë zero, ai tani po kërkon që rinia të aktivizohet dhe të dalë në protestë, transmeton Gazeta Metro.


Tahiri ka thënë se deri tani vetëm premtime boshe ka pasur nga politikanët për vende të reja pune dhe për një zhvillim ekonomikë më të mirë për vendin.

Ai tani nga rinia kosovare po kërkon që të dalin në protesta dhe të mos lejojnë shkeljen e të drejtave të tyre, Tahiri po thërret për drejtësi nga të rinjtë.

Postimi i plotë:

Jeta e të rinjëve dhe e studentëve që nga viti 2000 e deri më sot në vitin 2019 , ku siq duket politika e vendit po e pushkaton ardhmerinë saj!

Shpresat ZERO për një jetë të mirë!
Çdo i dyti djalë apo vajzë tregon dëshpërimin që kanë ndaj politikës ndervite që ka ndodhur në këtë vend!
Premtime boshe!
Nga ato 200.000 e 150.000 vende pune të cilat nuk i perjetoi askush!!!

Nëse vertetë do të ndodhë një dalje e pa kontroluar e rinisë drejtë rrugëve të Evropës, lirisht mund ta quajmë se ne si klasë politike po bëjmë pushkatimin e Rinisë!

Koha do na denojë.

Deklarata e ish Ushatarit të UÇK-së , Z . Xhevdet Qeriqit, se do të lëshojë Kosovën , për faktin se kētu kanë vdekur shpresat, dhe deshperimi i rinisē, kjo tregon gjendjën e këtij vendi!

Duhet vedisuar dhe duhet të zgjohet intelegjenca e rinisë dhe të mirreni me gjendjen tuaj!

Kërkoni drejtësi, punë e zhvillim, dilni në rrugë protestoni për çdo gjë që ju takon, e mos ua plotsoni deshirat vartësve tuaj politiko partiake duke heshtur gjithmonë.

Me shpresë për një jetë më të mirë dhe i gatshëm në çdo lobim të semirës, Labinot Tahiri Ferizaj Kosove e Shqipërisë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë