Loading…

Tahiri: Nuk udhëhiqet shteti me ushtrues detyre

  • 28/02/2024 | 17:51

Tahiri: Nuk udhëhiqet shteti me ushtrues detyre

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se Reforma e administratës dhe sundimi i ligjit janë dy kërkesa të BE-së pa të cilat nuk hapet asnjë kapitull i negocimit për anëtarësim në BE, transmeton Gazeta Metro.


Tahiri ka thënë se në raportin e fundit të BE-së, thuhet se Ligji për Zyrtarët Publikë nuk pasqyron zotimet e MSA-së që ka marrë Kosova.

“Reforma e administratës dhe sundimi i ligjit janë dy kërkesa të BE-së pa të cilat nuk hapet asnjë kapitull i negocimit për anëtarësim në BE. Në Raportin e fundit të BE-së, thuhet se, Ligji për Zyrtar Publik nuk pasqyron zotimet e MSA-së, që ka marrë Republika e Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka shtuar se në këtë qeveri është bërë normë pozita e ushtruesve të detyrës.

“Pozitat e larta, me ushtrues detyre janë kancer i administratës së shtetit. Tashmë, shteti udhëhiqet me ushtrues detyre: në presidencë, në kuvend e në kryeministri shërbimi civil udhëhiqet me ushtrues detyre. Kjo po zgjatë tash e tri vjet”, ka thënë Tahiri. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë