“Njohja mes Kosovës dhe Serbisë sjellë paqe”, është deklarata që ka dhënë ministrja për Dialog në Kosovës Edita Tahiri.
Ajo, po merr pjesë në një konferencë në Liban, me temë “Dialogu dhe praktikat e mira: paqe-stabilitet-prosporitet”.
Në një komunikatë dërguar mediave nga zyra e kryeministrisë Tahiri thuhet të ketë folur për historinë e përpjekjeve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe për proceset paqësore qe nga konferenca e Rambujes, Vjenës dhe tani në Bruksel si dhe për progresin e shtetit të Kosovës në forcimin e shtetit sovran dhe demokratik si dhe subjektivitetin ndërkombëtar.
“Historia e luftës dhe shtypjes nuk mund të ndryshoj as nuk mund të harrohet por ne po ndërtojmë ardhmërinë e shtetit tonë të ri për gjeneratat e reja dhe duam t’i lëmë në paqe me të gjithë madje edhe ish armikun Serbinë duke dialoguar për krijimin e një fqinjësie në paqe”, citohet të ketë thënë Tahiri.
Ajo, thuhet të ketë thënë se Libani meriton të bëhet një qendër globale për dialog nga ana e OKB-së, sepse shembulli i respektimit të diversiteteve dhe bashkëjetesës mbi këtë vlerë, sipas Tahirit e bën Libanin një model inspirues për dialog dhe paqe./gazetametro.net