Loading…

Tahiri në Izrael: Lufta jonë ishte e drejtë, prandaj mori përkrahjen e SHBA’së

  • 29/04/2017 | 12:35

Tahiri në Izrael: Lufta jonë ishte e drejtë, prandaj mori përkrahjen e SHBA’së

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, po qëndron në Izrael, me ftesë të Institutit për Studime të Sigurisë Kombëtare të Izraelit (INSS) në Tel Aviv, ku mori pjesë në seminarin për çështje të negociatave paqësore dhe ndërkulturore të organizuar nga ky institut.


Sipas njoftimit për media të Ministrisë që drejton, Tahiri në fjalën e saj foli rreth proceseve të pavarësisë së Kosovës dhe proceseve paqësore të periudhës së luftës dhe paqes. Mes tjerash ajo theksoi se pavarësia e Kosovës solli lirinë dhe sigurinë për popullin e Kosovës, ndërsa vendosi një gjeopolitikë të re në favor të stabilitetit dhe sigurisë në Ballkan.

“Lufta jonë për pavarësi ishte e drejt prandaj mori përkrahjen e botës perëndimore në krye me SHBA-të. Shteti i Kosovës është rezultat i luftës njëqindvjeçare të popullit shqiptar, i cili nuk u pajtua asnjëherë me pushtimin dhe ndarjen e kombit shqiptar dhe tokave shqiptare”, theksoi ministrja Tahiri, duke shtuar se përfundimi i Luftës së Ftohtë hapi rrugë për liri dhe krijimin e shteteve të reja në Ballkan, ndërsa i dha fund sistemit komunist dhe shteteve artificiale siç ishte edhe ish-Jugosllavia.

Ministrja Tahiri po ashtu tha se Kosova ka orientimin perëndimor dhe se ka progres në shtetndërtimin demokratik dhe euro-atlantik.

Ministrja Edita Tahiri ftoi Izraelin që ta njohë pavarësinë e Kosovës, duke thënë se Izraeli është një vend perëndimor, një aleat strategjik SHBA-së, prandaj dhe duhet ta ndjek këtë linjë dhe ta njohë pavarësinë e Kosovës, duke dhënë kontribut për forcimin e paqes në rajon.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë