Loading…

Tahiri mbron shefin e tij: Haradinaj nuk është i ashpër, po flet troç

  • 03/09/2018 | 20:14

Tahiri mbron shefin e tij: Haradinaj nuk është i ashpër, po flet troç

Tani është radha që Kosova të konsolidohet, pozitë dhe opozitë duhet të bëhen bashkë për dialogun me Serbinë.

Kështu ka thënë Besnik Tahiri – koordinator nacional për reforma shtetërore, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për përbërjen e re të ekipit dialogues për bisedimet me Serbinë.

“Tani është rasti ideal që përfaqësuesit politikë të qeverisë, bashkë me vendet e rezervuara për partitë parlamentare të mbushen dhe Kosova të konsolidohet. Mendoj që partitë opozitare do të përgjigjen sepse jemi të vetëdijshëm që ka një debat që e ka quar “peshë” opinionin publik. Është mirë që ka nesër seancë. Parlamenti duhet ta ketë rolin e vet”, ka thënë Tahiri në Info Magazine.

“Haradinaj është deklaruar tash e një kohë që është i përkushtuar t’i përfundojë disa punë të akumuluara për shumë vjet. Nuk mundesh t’i kryesh dy detyra në të njëjtën kohë”, ka thënë ai duke folur rreth vendimit të kryeministrit Haradinaj që personalisht të mos jetë në krye të delegacionit.

“Dhe tash ne duhet ta konsolidojmë pozicionin tonë politik”.

Sa i përket propozimit të zëvendëskryeministri Fatmir Limaj të jetë në krye të ekipit dialogut, Tahiri ka pohuar: “E para të gjithë këta njerëz kanë fuqi politike. Limaj është zëvendëskryeministër – të gjithë kanë bazë elektorale. Për mua është i habitshëm abstenimi – ikja nga përgjegjësia. Ky ekip duhet të mandatohet. Ata do të kornizojnë një platformë bashkë me opozitën”.

“Haradinaj nuk është i ashpër, ai po flet troç, shqip, po tregon që prekja e territorit, “eksperimentimi me territor” është problem serioz”.

Në procesin e dialogut nuk ka qartësi, edhe Qeveria po do të sjell qartësi. Ky ekip do të sjellë qartësi në pozicionin politik karshi dialogut me Serbinë. Ekipi i ri do të përpilojë një platformë politike që do të diskutohet në Qeveri dhe Kuvend. Ne nuk mund të sillemi duke injoruar një fakt: E kemi një president i cili po diskuton me Vuçiqin – i cili do të vjen në Kosovë – dhe do të takohet në Bruksel me të. Qartësimi i pozicionit të Kosovës, e ndihmon Kosovën. Thyerjet e brendshme nuk e frocojnë pozicionin e Kosovës”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë