Loading…

Tahiri: Kurti s’pyeti fare as për opozitën e as për VV’në kur pranoi planin pa njohje dhe Asociacionin

  • 07/02/2023 | 08:23

Tahiri: Kurti s’pyeti fare as për opozitën e as për VV’në kur pranoi planin pa njohje dhe Asociacionin

Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri, ka komentuar deklarimin e fundit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që tha se e pranon planin franko-gjerman.


Tahiri ka thënë se Kurti e pranoi planin franko-gjerman, pa njohje reciproke dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Albin Kurti s’pyeti fare as per opoziten dhe as per VV-ne kur pranoi planin pa njohje reciproke dhe asociacionin. Papergjegjesi totale institucionale!” – ka shkruar ajo.

Ndryshe, Kurti të hënën pas takimit me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, deklaroi se e pranon planin franko-gjerman. shkruan EO.

“Bashkëbisedim i mirë me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajcak në një drekë pune në Prishtinë. Ne e pranojmë propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe e konsiderojmë si një bazë të mirë për diskutime të mëtutjeshme, si dhe një platoformë solidë për të ecur tutje.” – ka thënë Kurti pas takimit me Lajçakun.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë