Loading…

Tahiri: Kosova u frymëzua për pavarësi edhe nga ish-presidenti i Izraelit

  • 01/05/2017 | 15:09

Tahiri: Kosova u frymëzua për pavarësi edhe nga ish-presidenti i Izraelit

Ministrja Edita Tahiri gjatë këtyre ditëve po qëndron në Qendrën për Paqe “Shimon Peres” ku po zhvillon takime me përfaqësues të organizatave paqësore dhe mediave në Izrael.


Siç njofton Zyra e Kryeministrit të Kosovës përmes një komunikate, Tahiri në Qendrën për Paqe “Shimon Peres” në Tel Aviv u prit nga Lara Portnoy, koordinatore për marrëdhënie me jashtë, nga e cila u njoftua për veprimtarinë e kësaj qendre  të themeluar në vitin 1996 nga vetë presidenti i nëntë i Izraelit dhe fituesi i çmimit Nobel për Paqen, Shimon Peres.

Tahiri ka lavdëruar ish-presidentin e Izraelit, Shimon Peres, derisa ka thënë se Kosova është frymëzuar nga idetë e tij për të krijuar shtetin e pavarur.

“Ministrja për Dialog theksoi se ish-presidenti Shimon Peres ka qenë një lider vizionar dhe inspirues për një botë më paqësore dhe më të drejtë, nga idetë e të cilit edhe vet Kosova është frymëzuar në përpjekjet për krijimin e shtetit të Kosovës dhe të paqes në rajon, mbi parimin e njohjes reciproke mes shteteve dhe të fqinjësisë paqësore në rajon”, njofton komunikata e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës.

Ajo njoftoi rreth programeve konkrete të kësaj qendre të përqendruar në ndërtimin e paqes duke krijuar mundësi të avancuara dhe inovative të dialogimit mes individëve nga një spektër i shumëllojshëm, duke përfshirë: hebrenjtë dhe arabët, izraelitët dhe palestinezët.

Duke u fokusuar në interesa të përbashkëta, Qendra për Paqe vazhdon të krijojë me sukses partneritete dhe miqësi të qëndrueshme duke hequr barrierat dhe frikën, si dhe duke i hapur rrugën një paqeje të vërtetë dhe të qëndrueshme midis popujve.

“Ishte një rrugë e gjatë me sakrifica më sublime, por ia dolëm ta fitojmë lirinë dhe shtetin, që t’ua lëmë gjeneratave të reja ta gëzojnë dhe përparojnë. Gratë shqiptare ishin të guximshme sikur edhe ju që jeni dhe ne asnjëherë nuk reshtëm së punuari për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ne i arritëm qëllimit dhe tani po punojmë për ardhmërinë euroatlantike të Kosovës, ndërsa përvojat tona të luftës dhe paqes jemi të gatshme t’i ndajmë me të tjerët, me porosinë time për ju se proceset e vështira kërkojnë angazhime afatgjate por sjellin suksese të qëndrueshme” ka thënë Edita Tahiri.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë