Loading…

Tahiri: Këto janë masat që dëshmojnë progresin e kërkuar për liberalizimin

  • 04/03/2018 | 15:29

Tahiri: Këto janë masat që dëshmojnë progresin e kërkuar për liberalizimin

Përpos ratifikimit të marrëveshjes pë demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, lufta kundër kurrupsionit dhe krimit të organizuar është kushti i dytë i vënë nga BE’ja për t’i dhënë Kosovës liberalizimin e vizave.


Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka treguar se për çfarë ka biseduar në takimin me përfaqësues të Komitetit të Bashkimit Evropian për Aspekte Civile të Menaxhimit të Krizave, ndërsa ka vlerësuar se masat e ndërmarra dhe ato që pritet në vazhdim janë dëshmi e progresit që kërkohet për liberalizimin.

Tahirit, për të qenë pjesë e BE-së, Kosova duhet të plotësoj standarde ndërkombëtare, andaj institucionet e Kosovës po bëjnë përpjekje më të mëdha se kurrë për të arritur përmbushjen e kushteve për liberalizimin e vizave.

“Gjatë kësaj jave, në takim me përfaqësues të Komitetit të Bashkimit Evropian për Aspekte Civile të Menaxhimit të Krizave, konfirmova se institucionet e Kosovës dhe ministria që unë drejtoj, janë të përkushtuara për të fuqizuar komponentët e nevojshme që mundësojnë sundim të ligjit, avancim të të drejtave të njeriut dhe qasje në drejtësi për të gjithë qytetarët” ka shkruar Tahiri.

“Duke qenë përgjegjës për hartim të politikave të sundimit të ligjit, ministri Tahiri ka bërë të ditur se në pesë muajt e fundit ka sponzoruar projektligje që mundësojnë efikasitet më të lartë dhe vendimtar kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Të gjitha këto masa, do të sigurojnë integritetet në institucionet e sistemit të drejtësisë por edhe do të shërbejnë në agjendën tonë integruese në BE. Përmbushja e obligimeve të ARE-së përmes dy projektligjeve dhe një koncept dokumenti, draftimi i ndryshimeve në Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale, vendosja në agjendën e Kuvendit për miratim të Pakos së Ligjeve të Gjyqësorit, si dhe ndryshimet që janë duke u bërë aktualisht në Pakon e Ligjeve kundër Korrupsionit, janë dëshmi mbi të cilën progresi për përmbushjen e kushteve për lëvizje të lirë të qytetarëve është i qartë dhe i matshëm.

Kjo ndërmarrësi e institucioneve të Kosovës, ka nevojë për mbështetje të BE-së dhe vendeve anëtare, në mënyrë që Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj, të jenë pjesë e mundësive të barabarta që ofron Bashkimi Evropian, duke filluar nga lëvizja e lirë” ka shkruar Tahiri.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë