Loading…

Tahiri kërkon ekstradimin e izraelitit që dëmtoi imazhin e Kosovës

  • 13/01/2018 | 14:39

Tahiri kërkon ekstradimin e izraelitit që dëmtoi imazhin e Kosovës

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka kërkuar ekstradimin e shtetasit izraelit që po kërkohet në Kosovë në rastin Medicus.


Këtë gjë ai e ka bërë të ditur përmes një statusi në rrjetin social Facebook.

“Në zbatim të kompetencave të mia në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, kam kërkuar ekstradimin e shtetasit izraelit M.H., i cili kërkohet nga autoritetet e drejtësisë në Kosovë, për vepra penale që lidhen me krim të organizuar dhe trafikim me qenie njerëzore. Do të bëj çfarëdo që është e mundur që ky person, i cili përveç veprave penale, ka bërë një dëm të madh ndaj imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, të sillet para organeve të drejtësisë për t’u përgjigjur për veprat e bëra”, ka shkruar Tahiri.

Tahiri edhe njëherë ka shprehur përkushtimin në fuqizimin e luftës kundër krimit të organizuar.

“Jam i vendosur për luftë të pa kompromis kundër krimit të organizuar, pavarësisht formave, natyrës dhe rrethanave në të cilat shfaqet dhe do të angazhohem çdo ditë që ky përkushtim  të fuqizohet edhe më tej” ka shkruar Tahiri. /gazetametro.net

http://gazetametro.org/ky-eshte-izraeliti-i-arrestuar-ne-qipro-per-trafikim-te-organeve-ne-kosove/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë